Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve..
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Beleri shpreh mirënjohje për të gjithë ata mbështetës të tij të cilët treguan burrëri në këto zgjedhje lokale.
Ai nënvizon se në Himarë sot nuk ka humbës dhe fitues por ka një fitore të demokracisë dhe të qytetarëve.
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”- deklaroi Fredi Beleri.