Në raport sipas Gloverit, thuhet se KQZ e organizoi punën në mënyrë transparente. Në përgjithësi ishin zgjedhjeve paqësore, por pati ndikim nga partitë dhe votim në grup.
Glover raporton se ka pasur pretendime për blerje votash, të cilat kanë qenë shqetësuese.
Kujtojmë se ODIHR do të përgatisë një raport përfundimtar, i cili do të publikohet në javët në vazhdim.
Sipas Glover, “procesi ishte i polarizuar nga partitë kryesore dhe ndarja e thellë mes opozitës”.
“Nuk u shfaqën në fushatë çështje me rëndësi për komunitetet”.
Sipas Glover, “shqetësuese ishte përdorimi i burime publike, presioni”.
“Komisionet u ndikuan negativisht nga zëvendësimi i minutave të fundit”.
Një problematike tjetër , sipas Glover, “ishte mos plotësimi i komisioneve me komisionerë”.
“Kandidatët nuk zhvilluan debate me njëri tjetrin, por përdorën rrjetet sociale”.
“Shqetësimi ynë më i madh, sipas Glover, është presioni mbi administratën publike”.
“Zgjedhësit nuk bënë dot zgjedhje lokale”. “U ndikuan nga retorika e politikës kombëtare”, tha aj