E meritojmë rritjen e çmimit të energjisë

Diel, 28 May 2023 12:15
 
Pikërisht në ditën kur paga e kryeministrit u rrit me 72 për qind, Rama dha një lajm për rritje edhe për qytetarët, ata që e votuan, ata që nuk e votuan dhe të tjerë që bojkotuan. Në verë çmimi i energjisë elektrike pritet që të rritet. Kjo është rritja që Rama u premtoi shqiptarëve, pikërisht në ditën kur Parlamenti me 93 vota pro vendosi të rrisë pagat e presidentit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.

Donin edhe qytetarët rritje? Po, rritja do u vijë, ajo e çmimit të energjisë në faturat e mesit të zhegut. “Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet dhe biznesi i vogël paguan sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi, por nuk është kthyer aty ku ishte. Me ardhjen e verës konsumi do të rritet dhe ne do të rihapim diskutimin e fashës”-tha Rama. Kreu i qeverisë është për tu besuar, ai gjithnjë shprehet se: “thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”.

Askush nuk duhet të ndihet keq nga kjo deklaratë, sidomos ata që i dhanë votën në zgjedhjet lokale. E votuan për të bërë atë që thotë, ndaj sot është koha që sidomos ata që i dhanë votën nuk duhet të ankohen në pikun e verës. Sipas parashikimeve, me gjasë vendi ynë në periudhën e verës do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike. Kjo lidhet si me keqmenaxhimin e hidrocentraleve ashtu edhe me prurjet e ulëta për shkak të thatësirës.

Duke dalë në tregun ndërkombëtar, qeveria do të jetë e detyruar që të blejë energjinë dhe sipas Ramës nuk do të ketë më kompensim për energjinë, por do të paguhet drejtëpërdrejtë nga abonentët familjarë dhe biznesi i madh dhe i vogël. Një deklaratë e tillë e Ramës vjen vetëm dhjetë ditë pasi mori 53 nga 61 bashkitë e vendit. 

I vetëdijshëm se “kriza energjitike” parashikohej edhe para zgjedhjeve, Rama vendosi që këtë “dhuratë” për rritjen e çmimit të energjisë ta bënte pasi ia mbushën kutitët e votimit me vota që i dhanë masivisht edhe pushtetin lokal.

Nuk është “prerje në besë”, pasi fitoi zgjedhjet, por është një çështje mendësie për shumë qytetarë të cilët tashmë në tre dekadat e fundit janë mësuar të mashtrohen, deri në pikën që mund edhe tu pëlqejë që të mashtrohen. Rama gjithsesi është më i “pafajshmi” në këtë mes, pasi e ka treguar në shumë raste se propaganda është mjeti me të cilin fiton dhe mban pushtet, për aq kohë sa kjo “menu” pëlqehet masivisht në publik.

Sot duhet të ketë festë në çdo familje që votoi mazhorancën, pasi kryeministri, ministrat dhe deputetët do të kenë rrogat e rritura, me premtimin se edhe qytetarëve do ua rrisë…faturën e energjisë elektrike. Askush nuk mbeti pa rritje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...