Siguria e Kosovës, Presidentja Osmani diskuton me Macron dhe Scholz për tensionet në veri

E Enjte, 01 June 2023 19:19
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka diskutuar sot për zhvillimet e tensionuara në veri të Kosovës me Presidentin e Francës, Emannuel Macron dhe Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilët u takua gjatë samitit evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë. Osmani e ka konsideruar shumë të rëndësishëm, bashkëpunimin me ta, në mesazhin që dha në Fb. 

 

"Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç, - shkroi Osmani, pasditen e së enjtes . - Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet."

Login to post comments