Shkullaku: Çfarë do që të bënte Albin Kurti, provokimi në veriun e Kosovës do të ndodhte

E Enjte, 01 June 2023 21:43
Analisti Armand Shkullaku, duke diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, është shprehur se çfarë do lloj gjejë që të bënte Albin Kurti, serbët sërish do të provokonin.

Sipas Shkullakut, mjaftoi një fishkëllimë nga Beogradi, që serbët në Kosovë të nisnin trazirat.

 
‘Gjithë burimi i konfliktit nuk është nxitimi i Albinit për të treguar patriotin me targat etj. Gjithë thelbi është se çfarëdo që të bënte Albin Kurti, unë mendoj se prap provokimi në veri do të ndodhte. Prap po të mbahen zgjedhjet, ato prap nuk kanë për të marrë pjesë. Këtu nuk është çështja kush është në qeverinë e Kosovës, por qasja që liderët politikë kanë pasur në raport me veriun e Kosovës.
 
Pse e them këtë. Sepse ne kemi ngritur një realitet virtual dhe Dardani e di shumë mirë, për vite me radhë që thonim, ja arritëm 10 vite që ata të futen në institucione, të marrin pjesë në policinë e Kosovës në gjykata, por mjaftoi vetëm një fërshëllimë nga Beogradi që gjithçka të shkonte në pikën zero. Kështu që unë në këtë aspekt nuk e shikoj në përgjegjësi si të thuash, veprimet e qeverisë së Kosovës.
 
 

Ndërsa përsa i përket asocasionit, po. Nëse Albin Kurti, ka premtuar jo asocasion, por njohje dhe shkojmë në asocasion pa njohje, sigurisht që e ka një kosto politike, por është një kosto për Kurtin në raport me elektoratin e vet. Kurse ne një konflikt që siç është ky, mendoj se e gjithë klasa politike e Kosovës, duhet të ishte e qartë në identifikimin e fajtorit dhe pastaj tek shkaqet’, tha Armand Shkullalku gjatë debatit në SYRI TV.

Login to post comments