Berisha: Tahiri u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsit me bandat

Premte, 02 June 2023 14:49
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, komentoi edhe lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.

Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.
 
 

Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.

Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal,” tha Berisha.

Login to post comments