Skandali me votuesit/ Berisha: 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin zgjedhës shëtitës fantazmë

Premte, 02 June 2023 14:53
Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sërish në konferencën e fundjavës skandalin e votuesve shëtitës.


“Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi.

Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës.
 
Pra, Tirana ka një të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim.
 
 


E para është shumë më e mundshme sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni investigativ 'Piranjat', gjeti siç e dini, drejtori i Erion Veliajt, kishte regjistruar në katër apartamente bosh, nga katër zgjedhës në çdo apartament apo pesë. Pra gjithsej i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, përkundrazi zgjedhës të sjellë nga zona të tjera pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn.

Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023,” tha Berisha.

Login to post comments