Farsa në Kamëz/ Berisha publikon videon: Vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative

Premte, 02 June 2023 15:13
Kryetari Sali Berisha denoncoi një tjetër skandal të rëndë zgjedhor gjatë konferencës për shtyp. Skandali i radhës rrëzon zgjedhjet e zhvilluara me sistemin elektronik në Kamëz.


“Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.

 
Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias.
 
Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit.
 
 

Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.

Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023. Të dhënat tona të tjera flasin se në Elbasan është përdorur gjerësisht kjo praktikë kriminale dhe asgjë nuk qëndron në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve,” tha Berisha, teksa shfaqeshin pamjet.

Login to post comments