SPAK me dirigjim/ Si e ‘arrestoi’ Rama zyrtaren e lartë për të sfumuar skandalin e lirimit të Tahirit

Premte, 02 June 2023 21:32
Në kohën kur mediat po raportonin se si komuniteti ndërkombëtar është skandalizuar me lirimin e Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim falënderues pas masakrës elektorale në Tiranë.


Pikërisht kur nisi të fliste për lirimin e Saimir Tahirit dhe mediat nisën të mbajnë shënim, kryeministri Edi Rama shpalli një arrestim të rëndësishëm.

“Pak më parë dëgjova një lajm. Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti,” tha Rama, duke nisur operacionin për të sfumuar reagimet që po bëheshin për Tahirin.

Më vonë u mësua se ishte arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë pasi ishte kapur në flagrancë. Shuma e korrupsionit thuhet se është 4 milionë lekë.
 
 
Por ndërkohë SPAK nuk dha detaje, duke thënë se operacioni është në vazhdim e sipër.
 

Megjithatë, operacioni ishte ‘dekonspiruar’ nga Edi Rama, të cilit i duhej ky arrestim pikërisht ditën e sotme. Dhe si zakonisht, përdori SPAK-un për të zhurmuar një skandal më të madh, atë që po konfirmonte edhe në sytë e ndërkombëtarëve, se drejtësia e re është e vdekur.

Login to post comments