Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pikërisht kur duhej sfumuar skandali i lirimit të Saimir Tahirit.
Berisha shkruan se në vend që të arrestohej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, arrestohet zyrtarja e saj.
“Kryeskapisti liron Sajen pas ultimatumit, prangos Joanën në vend të Ogertës!
Kësaj i thonë reformë e suksesshme apo Soros Reformë!” shkruan Berisha.
Kryetari demokrat tha një ditë më parë se lirimi i Saimir Tahirit erdhi pas ultimatumit të tij se do zbulonte lidhjet kriminale të Edi dhe Olsi Ramës.