Ju lutem pak vëmendje për precedentin himariot

Saturday, 03 June 2023 14:34

Ky shënim nuk është për z. Alfred Beleri, i porsazgjedhur kryebashkiak i Himarës. As për problematikat e tij në të shkuarën, as për të drejtën e mundësinë e tij për t’u konvertuar nga Savllos në Pavllos dhe për të ofruar një qytetar luajal me Kushtetën e Republikës. As për përgjegjësitë e tij në krye të bashkisë, përfshi këtu mbrojtjen e pronave të banorëve nga grabitjet e “investitorëve strategjiko-qeveritarë”; për këto ai do të japë llogari para këshillit e banorëve. 

Ky shënim nuk është për Kryeministrin Edi Rama i cili deri ditët e fundit të fushatës u mor përtej çdo mase me kandidatin Beleri duke i adresuar ofendime personale, akuza të paprovuara si dhe me shumë gjasë i bëri atij një rreng policoro-gjyqësor për të cilin nxitoi të lante duar si Ponci Pilat. Ose më mirë ky shënim nuk është vetëm për të.

Ky shënim nuk është as për mëkëmbësin parlamentar të Edi Ramës i cili për të provuar aludimet e shefit botoi në Facebook një shkresë të Shërbimit Informativ të v.2007 (kjo në vetvete një vepër penale që prokuroria do të lipsej t’a hetonte). Ku megjithatë Beleri citohet të thotë gjëra normale për një fushatë vendore përfshi edhe përmendjen e një shkolle (të cilën e kisha licensuar unë si Minister i Arsimit). 

Ky shënim nuk është për Kryeministrin grek Qiriako Micotaqi, i cili u angazhua publikisht në mbrojtje të Belerit, shtetas grek përveçse shqiptar; as për impenjimin e tij për t’a bërë rastin Beleri çështje bilaterale dhe europiane. Nëse mund të thuhet diçka për fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Greqi është se Rama me arrestimin e Belerit e “shpërbleu” Micotaqin për fushatën indirekte pro PS të këtij të fundit në Finiq e Dropull në dhjetor (aty nuk u pa ndonjë politikan tjetër veç Ramës e socialistëve të tij). 

Ky shënim është për një precedent shumë të rrezikshëm në shtetin shqiptar, përkatësisht në policinë e shtetit dhe sidomos në sistemin e drejtësisë: për fabrikimin nga shteti të provave në një proçes penal kundër një politikani opozitar.

• Problemet me drejtesinë para precedentithimariot

Kritikandajdrejtësisë se ka vepruar shtrembër ndaj provave që lidhen me dyshimet/fajet  lidhur me politikanë ka patur jo pak:

Se në raste të shumta nuk ka dashur të shohë e të përdorë prova, në raste të rënda korrupsioni e abuzimi përfshi këtu edhe krimet elektorale në Dibër 2016, ku lista e të akuzuarve u katandis si kokoshi një thelë dhe dënimet u dhanë vetëm “me kusht”. 

Se nuk ka dashur të shohë prova esenciale të mbrojtjes si në rastin e deputetit E. Salianji dhe të gazetarit J. Olldashi. 

Se ka gënjyer publikisht për provat që ishin në dosjen hetimore si në rastin e incidentit elektoral në Elbasan në prill 2021.

Por deri javën e kaluar nuk kishte thënë kush se akuza (policia/prokuroria)  kishin sajuar, fallsifikuar pra fabrikuar prova për t’i paraqitur në proces penal; aq më tepër kundër një politikani opozitar; duke shtuar këtu kundër një kandidati rival, fitues sipas sondazheve, për t’a arrestuar 30 orë para fillimit të votimit. Kjo e fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë pluralizmit mbas v. 1991 si dhe gjatë periudhave demokratike të Shtetit shqiptar midis dy luftrave botërore. 

• Problemet me drejtesinëmbasprecedentithimariot

Cilatjanëfaktet?

Beleri përballet me sulme verbale ekstreme nga Rama, që tejkaluan madje edhe normën problematike të këtij të fundit. Rama shëtit nga tv në tv mbasi paraporosit pyetje për Himarën (“Është përpara me sondazhe qeni! Duhet me e fundos!”).

Dy ditë ditë mbas mitingut të Ramës në Himarë policia arreston afër mesnatësBelerin në restorantin e tij duke pretenduarflagrancë. Që vetëm flagrancë nuk ishte. Prokurorët e Vlorës i mbajnë ison dhe shkruajnë në pretencë se personi ARkadenoncuarBelerinsivotëblerësmenjëherëatijështëdhënëstatusi “person i autorizuar”, pajisje përgjuese. Në fakt AR është person i dënuar nga gjykata vite më parë për mashtrim të të miturve. Përgjimet e bëra nga ai prokuroria nuk ja vë në dispozicion avokatëve mbrojtës duke shkelur procedurën penale. Asnjë dëshmitar nga “votuesit e blerë” nuk konfirmon versionin e AR e të policisë/prokurorisë. Madje policia nuk mori konfirmimin as të një pastrueseje, të cilën e shantazhoi duke e arrestuar në mesnatë për tmerrin e fëmijëve të vegjël të saj. 

Gjykata e Vlorës, SPAK e gjykata speciale i mbajnë ison policisë/prokurorisë dhe e lënë në burg Belerin tok me një aktivist të tij. (Ironia është se Apeli e nxori nga arresti aktivistin për të cilin pretenca thotë se ka prova dhe la në burg Belerin për të cilin sipas pretencës nuk ka prova veç llafit të AR.) Çështja nuk është gjykuar në themel. 

Sipas mbrojtjes ligjore të Belerit AR u rekrutua nga policiatë provokontekandidatin e opozitës; duke i ofruarvotakundrejt parave (kjo praktikë është rreptësisht e ndaluar ngaligjiKodi i ProcedurësPenaleneni294A,3Gjithashtukjopraktikëpërdoretkurjanështerruarmjetet e tjera dhe jomenjëherësi në këtërast). Dhe meqëBelerinuk e qasi, AR ju qep aktivistit tjetër me mikrofon në xhep. 

Cilaështëlogjika?

Në këtëpikësecilimund të besojë palën që don. Por kundër përfaqësuesve të shtetit duket se janëfaktet e logjika

Sepse tahmaja e Ramës për të mbajtur me çdo kusht Himarën me plazhe e fshatra turistike u shfaq hapur e me furi. Sepse ka një dopiostandart krahasuar me dosjen e trashë 184 (Dibra 2016). Sepse policia/prokuroria e më tej vepruan në shkelje të ligjit, me tendencë dhe selektivitet, dhe se para gjykatës së Vlorës e të Tiranës nuk mundën të paraqesin asnjë provë inkriminuese. 

Por edhe sepse një veprim të tillë policia/prokuroria nuk e ndërmori kundër asnjërit prej kandidatëve të partisë në pushtet që blerjen e votave e ka bërë rutinë. Madje as kundër të tjerëve kandidatëve opozitarë përveç atij në Himarë ku kishte interesin më të madh dhe ku sondazhet nuk ishin premtuese. 

Cili ështëapeli?

Prandajky precedent është shumë i rrezikshëm që të lejohet të bëhet rutinë. Megjithë dyshimin e mosbesimin tek organet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë këto institucione që kanë tagrin e përgjegjësinë e hetimit të shkeljeve nga prokurorët e gjyqtarët. Dhe në vijim e SPAK-ut që të përndjekë penalisht policët e prokurorë e përfshirë. 

Por është përgjegjësi e opozitës, medias së lirë dhe OJF-ve të pakapura që të nxisin këtë hetim.  Pa u impresionuar ngasofistët e majmurdritëshkurtërit e tjerëshohinkëtuqeraxhiunaktual strehësfundit të delenxhinjve duke mbrojturshqiptarizmën

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

Modifikuar më Saturday, 03 June 2023 14:39
Login to post comments