Berisha mbledh grupin parlamentar: KAS-i i partisë rrëmbeu mandatet e opozitës

E mërkurë, 07 June 2023 20:13
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për masakrën zgjedhore të 14 majit dhe se kjo betejë do të vazhdoje deri në Strasburg. Berisha e cilësoi KAS-in si institucion të verbër të Partisë Socialiste dhe Ilir Rusmalin si një kriminel elektoral. Berisha paralajmëroi se në mbarë vendin po bien sirenat e revoltës. 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi këtë të mërkurë hetim parlamentar për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar në selinë blu, Berisha deklaroi se beteja kundër masakrës elektorale do të shtrihet në të gjitha frontet, deri në Strasburg.

 
Berisha akuzoi Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve se i rrëmbeu mandatet, kandidatëve të opozitës në Belsh e Rrogozhinë, duke legjitimuar shkeljet e procesit.
 
 

“Kriminel elektoral” e cilësoi Berisha, Ilir Rusmailin, i cili sipas tij i bindet urdhërave të Ramës për të marrë në këmbim detyrën e Avokatit të Popullit.

Sipas kryedemokratit, e vetmja zgjidhje përballë kësaj situate janë protestat e fuqishme.

Login to post comments