Hebrenjtë nuk duhet të marrin anën e George Soros kundër Elon Musk

E mërkurë, 07 June 2023 20:16
Asnjë person i vetëm nuk i ka sjellë më tepër dëm imazhit të Izraelit në botë, sidomos midis të ashtuquajturve progresivë, se George Soros

Nga Alan Dershowitz, Jerusalem Post

 
 

Pse po mbrojnë kaq shumë hebrenj të njohur George Sorosin, një anti-sionist virulent që nuk ka qenë kurrë i dashur me popullin hebre?

 
Një opinion i publikuar në The Jerusalem Post pasqyron atë çka shumë hebrenj kanë thënë që kur Elon Musk e krahasoi Sorosin me Magneton, një nga personazhet supernegativë të serisë së filmave me mutantë.
 
 

Opinioni titullohej: Këtë herë çdo hebre është me George Soros. Ai konkludonte se “sulmet e Musk duhet të bëjnë që çdo hebre, pavarësisht orientimit ideologjik dhe preferencave politike, të mbrojë Sorosin”.

Hm, jo hebreu i këtyre radhëve. Unë refuzoj të mbrojt Sorosin dhe refuzoj t’i bashkohem korit hebre të kritikave kundër Musk.

Musk është akuzuar padrejtësisht për antisemitizëm për shkak të kritikave dhe talljeve me George Soros. Këto akuza vijnë nga ADL, American Jewish Committee (Komiteti Hebre Amerikan) e madje edhe nga Ministria e Jashtme izraelite.

Soros është hebre nga origjina. Musk nuk është. Por sfondi i tyre fetar nuk duhet të luajë asnjë rol në vlerësimin e akuzave dhe kundërakuzave. Faktet dhe historia e të dyve janë ato që duhen vlerësuar.

Asnjë person i vetëm nuk i ka sjellë më tepër dëm imazhit të Izraelit në botë, sidomos midis të ashtuquajturve progresivë, se George Soros. Pa mbështetjen e tij, dy organizatat e mëdha që kanë bërë më tepër në zhvendosjen e paradigmës majtiste kundër Izraelit nuk do ta kishin pasur influencën e madhe që kanë aktualisht.

Human Rights Watch u themelua nga botuesi dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Robert Bernstein. Për shumë vjet ajo kritikoi mohimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha vendet bazuar në dy kritere: në shkallën e shkeljes së të drejtave të njeriut në cilindo vend; dhe në paaftësinë e qytetarëve të një vend për të protestuar dhe kthyer mbrapsht shkelje të tilla. Pastaj një anti-izraelit radikal i zellshëm i financuar nga Soros, i quajtur Kenneth Roth, mori kontrollin e organizatës dhe e shndërroi atë në një organizatë të specializuar në demonizimin e Izraelit pa marrë parasysh asnjë nga kriteret e mësipërm. Sulmet kundër Izraeilit u bënë kaq të njëanshme dhe ekstreme sa që Bernstein shkroi:

“Si themelues i Human Rights Watch, kryetar aktiv i saj për 20 vjet dhe tani kryetar nderi, duhet të bëj diçka që nuk e kisha menduar kurrë: Duhet të bashkohem publikisht me kritikët e grupit. Human Rights Watch kishte si mision origjinal hapjen e shoqërive të mbyllura, mbrojtjen e lirive bazë dhe përkrahjen e disidentëve. Por kohët e fundit ajo nxjerrë raporte mbi konfliktin arabo-izraelit që ndihmojnë ata që duan ta kthejnë Izraelin në një shtet të padëshiruar”.

Pas kësaj, gjërat u përkeqësuan.

Roth e përdori “human rights” si një armë që kishte në shënjestër Izraelin. “Raportet” e saj të njëanshme përdoreshin si justifikim kryesor për dënimin selektiv të Izraelit nga OKB dhe komitete të ndryshme. Ato qarkullonin edhe në kampuse universitetesh në gjithë botën. Pavarësisht prirjes së dukshme anti-izraelite, përkrahësit vinin në dukje faktin që edhe Roth ishte hebre, pra e përdornin për t’u dhënë kredibilitet akuzave të tij anti-Izrael.

Natan Sharansky dokumentoi njëanshmërinë e Human Rights Watch: “Kjo është një organizatë e krijuar nga vullneti i mirë i botës së lirë për të luftuar dhunimin e të drejtave të njeriut, e cila është bërë një instrument në duart e regjimeve diktatoriale për të luftuar kundër demokracive... Është koha që t’i quajmë gjërat me emrin e tyre. Aktiviteti real i kësaj organizate sot është shumë larg atij për të cilin u themelua 30 vjet më parë: për të hedhur dritë në vende të errëta ku realisht nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mësuar se çfarë ndodh për sa u përket të drejtave të njeriut”.

Soros ka kontribuar me 100 milion dollarë për organizatën e Rothit (The Guardian, 7 shtator 2010) dhe që kur ai financon këtë organizatë prioritetet e saj kanë shkuar përherë e më tepër drejt veçimit të Izraelit për demonizim duke aplikuar standarde të dyfishta për shtetin e hebrenjve. Efekti i këtij demonizimi nuk mund të injorohet: HRW ka bërë më tepër se çdo organizatë tjetër për të kthyer komunitetin ndërkombëtar dhe progresivët kundër Izraelit. Ky është I GJITHI faji i Sorosit dhe Soros dënohet me të drejtë për ndryshimin e paradigmës kundër Izraelit.

Organizata e dytë më influencuese në kthimin e progresivëve kundër Izraeilti është një tjetër grup i financuar nga Soros: J Street. Pavarësisht pretendimeve se është organizatë progresive pro Izraelit e pro Palestinës, J Street ka bërë shumë në kthimin e shumicës së progresivëve dhe disa Demokratëve liberalë – sidomos anëtarë të Kongresit, si dhe akademikë e analistë të medias – kundër Izraelit. Soros ka kontribuar me 1 milion dollarë për J Street, çka, sipas Haaretz është “20 herë më tepër se çdo donacion i mëparshëm që ka marrë J Street Action Fund (23 gusht 2022). J Street tani lobon në Kongres kundër Izraelit dhe mbështet kandidatë që janë anti-izraelitë të tërbuar, siç mbështet edhe Soros.

Prokurori Farley Weiss, ish-Presidenti i Këshillit Kombëtar të Izraelit të Ri, e thotë saktë kur konkludon se: “Mbrojtësit e Sorosit përpiqen t’u mbyllin gojën kritikave kundër miliarderit gjasme se janë antisemite, ngaqe vetë Soros është hebre. Por askush nuk ka financuar më tepër sulme shkatërruese kundër Izraelit dhe komunitetit hebre në Amerikë se sa Soros. Ai, në rastin më të mirë, është hebre që urren veten, dhe nuk lejuar t’ia hedhë thjesht për shkak të origjinës”.

Edhe unë kam qenë një kritik i ashpër i Sorosit dhe ndikimit të tij të dëmshëm jo vetëm në Izrael, por në çështjet e brendshme amerikane, si financimi i tij i kandidatëve progresivë për prokurorë qarku, si Alvin Bragg dhe Chesa Boudin, të cilët kanë politizuar zbatimin e ligjit. Kritikat e mia ndaj Sorosit nuk përfshinin krahasimin e tij me Magneton, i cili, ashtu si Soros, i mbijetoi Holokaustit. Nuk do ta bëja këtë krahasim, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë personazh, por jam dakord me Musk se veprimet, kontributet dhe motivimi i Soros kontribuojnë në gërryerjen e “cohës së qytetërimit”.

Në një tjetër opinion në Jerusalem Post, Shlomo Fischer më kritikonte për mbrojtjen e Muskut duke bërë akuza të rreme për Musk se gjashme e kishte sharë Sorosin “si çifut”. Ai nuk ka bërë asgjë të tillë. E ka karakterizuar si super të lig, çka është koment i drejt, edhe nëse e krahasoi me një të mbijetuar të Holokaustit që u shndërrua në personazh negativ. Nëse këpuca të bën...

Vetë Musk nuk ka treguar armiqësi ndaj Izraelit apo popullit hebre. Ai nuk është antisemit dhe ajo që ka thënë nuk është antisemite.

Është e vërtetë që disa antisemitë të krahut të djathtë përqendrohen te Soros për të promovuar teori konspirative antisemite për “çifutët” që kontrollojnë botën. Ashtu si antisemitët në të kaluarën që fajësonin Rothschildët për shumë nga të këqijat në botë, kjo ndodh edhe sot me Soros.

Ndryshimi është se Rothschildët ishin përkrahës të fortë të komunitetit hebre dhe të sionizmit. Soros jo vetëm që nuk është përkrahës, por është kundërshtar. Ai është “çifut” vetëm nga prindërit dhe mburret me faktin që nëna e tij ishte antisemite.

Edhe kështu, çdo hebre duhet ta dënojë keqpërdorimin antisemit e të paligjshëm të trashëgimisë hebre të Sorosit. Por ky keqpërdorim nuk duhet të parandalojë apo devijojë kritikat legjitime për ndikimin individual të Sorosit në botë, jo si çifut, por si një personazh supernegativ që është.

Login to post comments