Meta: Shkatërrimi i zgjedhjeve ka synuar të nxisë shpopullimin masiv

E Enjte, 08 June 2023 11:22
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sërish për dramën e madhe të shpopullimit në vend.

 

Duke postuar një analizë për këtë dramë, Meta shkruan se shkatërrimi i zgjedhjeve në vend synon të nxisë shpopullimi.

“Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.
 
Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!
 
 


Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.

Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu.

Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!” shkruan Meta.

Login to post comments