Në një konferencë për shtyp, Kurti u shpreh se nuk e vë në dyshim se drafti i shkruar nga kryeministri Rama është i mirë, por i propozon që këtë draft ta prezantojë në Beograd për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe jo në Berlin për serbët.
“Në Ohër jam vetofruar për shkruarjen e draftit, por me atë rast kam kërkuar të ketë rakordim për parimet bazë. Nuk mund të ballafaqojmë letra dhe tekste ku nuk kemi rakordim, debat dhe frymë.
Nuk kam dyshim se Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt ca propozoj është që Rama këtë draft për pakicat t’ia prezantojë Serbisë në takimin e radhës të 'Ballkanit të Hapur' për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Nëse mendon se është i mirë ta bëjë për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Në vend që të propozohet për serbët në Berlin, t’ia propozjë Beogadit për shqiptarët”, tha Kurti.