Shef i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar për skandalin e inceneratorëve pas sekuestrimit të atij të Tiranës nga ana e SPAK.
“I vetmi person zyrtarë me firmë që mundë të firmoste për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj”, shkruan Balliu në një postim në Facebook.
POSTIMI I PLOTE
I vetmi person zyrtarë me firmë që mundë të firmoste për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj
Zoto dhe Mërtiri janë dy individë të cilët kanë zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia e Tiranës.
Fakti mbetet që pa firmën e Erion Veliajt inceneratori i Tiranës nuk do mundë të fillonte kurrë.
Arrestimi i Veliajt do të kthente në xhepat e qytetarëve plot 100 milion euro të vjedhura nga Veliaj,Zoto dhe Mërtiri.