Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, ka reaguar përsëri ne lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në faqen e facebook, Balliu është shprehur se paratë e vjedhura tek inceneratorët janë në xhepin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe mosarrestimi i tyre, garanton vazhdimin e krimit.
Postimi i plotë
Mosarrestimi i Ramës e Veliajt për inceneratorët garanton vazhdimin e krimit.
Parat e vjedhura tek inceneratorët janë në xhepin e Ramës dhe Veliajt, pa arrestimin e tyre nuk konfiskohet absolutisht asnjë cent.
Madje siç dhe po shikojmë llogarit e tyre vazhdojnë dhe rriten me afera të tjera korruptive të pafundme, çka prodhon dhe rritjen e taksave për të mbuluar gropat e zeza të krijuara nga vjedhjet dhe aferat e Ramës dhe Veliajt.