Lajmi bëhet akoma më i zi kur ke parasysh që jemi ushtri e një vendi anëtar të NATO-s dhe reparti ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit...
Pas bashkëpunimeve të konfirmuara të policisë me kriminelë dhe për vrasje, pas emaileve të Zotos dhe Mërtirit në çdo institucion, duke e kthyer gjithë shtetin në rrobaqepës me porosi të tyre, vjen dhe kjo: kanabis në reparte ushtarake. Degradim më të madh të Shtetit dhe Republikës nuk ka... nuk ka pasur ndonjëherë e nuk besoj të ketë.
Dhe sërish do dëgjojmë refrenin: “Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne, nuk ka”.
Jo, më keq se ju nuk ka...