Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me dosjen Metamorfoza. Me anë të një postimi në faqen e tij të facebook, Balliu është shprehur se dosja Metamorfoza pasqyroji monstrozitetin kriminal të qeverisë.
Postimi i plotë:
Dosja Metamorfoza pasqyroji monstrozitetin kriminal të qeverisë
Është e tmerrshme se sa e lehtë është të shuash një jetë në Shqipëri, një telefonatë dhe nuk ke nevojë as të paguash se vrasjet bëhen edhe me klering.
Kjoft me zotin thote njëri,u krye thote tjetri.
Barbari e shthurur, e tmerrshme dhe të mendosh që këta endeshin në rrugët e Tiranës me pushtet dhe me ministra në tavolina apo me kryeministrin ne telefon që i shpalli investitorë strategjikë,me shumë gjasë në zgjedhjet e ardhshme do të ishin edhe në parlament.
Por fal Francës dhe Belgjikës sot ata janë arrestuar.
Por sa të tjerë si këta ka Edvini në tavolinën e tij te investimeve strategjike, apo prokurorë dhe efektivë policie.
Vëndi ka nevojë jetike për ndryshim.