Berisha shkruan se, ‘Partia Demokratike, në traditën e saj më të mire të viteve 2005-2013, e ka ngritur këtë departament si përgjigje ndaj brain drain (ikjes së trurit) gjatë qeverisjes së Edi Ramës, dhe nevojës që në Shqipëri të rrinë dhe të kthehen më të mirët. Regjimi i Ramës është një kakistokraci, sundimi i më të këqijve’.
Të dashur miq,
Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca i Partisë Demokratike, përgjatë gushtit punon dhe paraqet projektin ‘Vera e ideve’. Përveç takimeve do të publikohen një seri esse-sh dhe podcast-esh mbi tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.
Partia Demokratike, në traditën e saj më të mire të viteve 2005-2013, e ka ngritur këtë departament si përgjigje ndaj brain drain (ikjes së trurit) gjatë qeverisjes së Edi Ramës, dhe nevojës që në Shqipëri të rrinë dhe të kthehen më të mirët. Regjimi i Ramës është një kakistokraci, sundimi i më të këqijve.
Ne do ta korrigjojmë këtë politikë shkatërrimtare të shpopullimit, shkombëtarizimit dhe zbrazjes së vendit sapo PD të vijë në pushtet.
Më poshtë do gjeni kalendarin e punës së Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca. #sb
KALENDARI
1 gusht - esse nga Aurora Barçi
‘Strategjia për të kthyer potencialin e Diasporës Shqiptare në favor të zhvillimit të Shqipërisë’
2 gusht - Podcast nga Gerti Toku/Klea Duçka/Gledi Muhametaj: I ftuar Florion Mima
‘Taksa e Sheshtë dhe Taksa Progresive: Avantazhet dhe disavantazhet e secilës taksë dhe cila është më e dobishme për tu zbatuar në Shqipëri’
3 gusht - Takim me kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi në kuadër të ‘Laboratorit të Sukseseve’ (do dhurohen fotografi për Bashkinë, libra për bibliotekën e qytetit dhe do të flitet për nevojat e Bashkisë, dhe si mund të ndihmojë Departamenti i Brain Gain dhe Ekselenca)
4 gusht - esse nga Klea Duçka
‘Rikthimi i taksës së sheshtë si alternativë për rivitalizimin e ekonomisë shqiptare’
7 gusht – esse nga Gerti Toku
‘Projektligj mbi mbështetjen e biznesit të vogël’
10 gusht - esse nga Xhuljana Dreshaj
‘Turizmi në Shqipëri: Përballja mes një parajse të fshehur dhe sfidave të zhvillimit’
12 gusht - Podcast nga Ted Kopliku/Andi Mustafaj: i ftuar Artan Fuga
‘Si mund të ekzistojë opozita në një autokraci moderne?’
13 gusht - esse nga Tedi Kopliku
16 gusht - esse nga Andi Mustafaj
‘Plani Kombëtar për funksionet publike jetike të kërcënuara nga shpopullimi’
19 gusht - esse nga Gledi Muhametaj
22 gusht - Podcast nga Aurora Barçi/Besa Manaj
‘Sa e përgatitur është Shqipëria për modelin e Ekonomisë Qarkulluese?’
24 gusht - esse nga Neada Stana
26 gusht - Takim me deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj në kuadër të projektit ‘Rrjeti i ambasadorëve’
27 gusht - esse nga Besa Manaj
30 gusht - esse nga Andi Mustafaj
‘Thyerja e ciklit të nënshtrimit të nëpunësit publik shqiptar’