Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e radhës ku ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fotografuar duke drekuar në burg me vrasësin e Ibrahim Bashës, efektivi i cili u ekzekutua në aksionin anti kanabis në Lazarat.
Tahiri ishte dhe nën shoqërinë e dy prej pjesëtarëve më të rrezikshëm të grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri.
Berisha këtë veprim të ish ministrit më të propaganduar të qeverisë Rama 1 e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm.
Ne videon e meposhtme eshte Saimir Tahiri, duke mbajtur nje fjalim ne nderim te Ibrahim Bashes dhe me pas drekonte ne qeli me autorin e vrasjes se efektivit te forcave speciale ne operacionin ne Lazarat.