Mbas “avullimit” te Ballkanit te hapur, Lindor-Vucician, Rama kerkon te tregohet ithtar i Perendimit, edhe me perbetimet per “Procesin e Berlinit”!
Ne fakt ne kete linje te tij vetem aparente perendimore, ka nje paralelizem me cfare po perpiqet te transmetoje dhe “Shefi” i tij, Presidenti Erdogan.
Dhe pikerisht ketu i duhet “miqesia” me Italine, edhe ne keto momente te perkeqesimit te maredhenieve me Greqine, si pasoje veprimeve arbitrare te tij.
Italia eshte patneri i yne i vyer strategjik, porta e integrimit tone europian.
Me te cilin Rama prej 2013 nuk ka ndertuar asgje reale, konsistente, vetem fjale.
Ne asnje rast Rama nuk ka tentuar te krijoje, aq sa mundej ai, “hapesira” per forcimin e rolit te Italise ne Rajon e aq me pak ne Shqiperi.
Asnje hap konkret, perkundrazi vetem veprime direkte a indirekte per te zbehur rolin e Italise, qofte dhe me tentativat per te forcuar rolin e partnereve lindore.
Dhe keto ndesh me interesat tona e te Rajonit ne terresi.
Por tashme ne Nentor, Rama eshte perpara nje “prove” konkrete.
Ministria e jone e Jashteme me Note Verbale me pare njoftonte Italine se per vendin organizues te EXPO 30 do ta mbeshtese ate, perballe Arabise Saudite e Korese se Jugut: krejt normal ky pozicion.
“Cuditerisht” me tej qendrimi shqiptar ka devijuar drejt Arabise Saudite?!
Per Italine mike, une si ish Minister i Jashtem, gjykoj se kjo eshte nje ceshtje thelbesore, qe nuk mund te mos influencoje ne maredheniet tona.
Pra Rama duhet te vendose deri ne Nentor; nje prove e vogel, por konkrete kjo per “dashurine” e tij ndaj Italise e BE, jashte deklamimeve boshe.
Aq me shume besoj se tashme eshte thelluar dilema e Rames, mbas disa zhvillimeve te reja shume pozitive per forcimin e rolit te Italise ne Rajon….