‘Vrasja duhej të shmangej’, Berisha: Taulant ‘Bego’ nxit vrasjet nga policia!

Saturday, 12 August 2023 19:15
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka dënuar me ashpërsi, vrasjen nga forcat speciale RENEA në fshatin Qesarakë të Maliqit, të një personi me probleme të shëndetit mendor, i cili kërcënonte me armë nga brenda shtëpisë së tij, pasi kishte plagosur të shoqen dhe të birin.

 

Berisha theksoi se “vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej” dhe nënvizoi se ministri i Brendshëm Taulant Balla - një i akuzuar nga opozita për lidhje të shumëfishta me krimin e organizuar - “nxit vrasjet nga policia”.

Në vijim, mesazhi i plotë i Berishës në Fb lidhur me operacionin që u zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune dhe që u reklamua si sukses nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ndaj një të sëmuri dhe mori përgëzimet e ministrit të ri. 

Sali Berisha: "Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia.
 
 

 

Policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarri në papafingo, pretendim jobindës!  Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej.

Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës, durimi më i madh në rrethim duhej treguar para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.

Iu uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës qe me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia," përfundon mesazhi i kreut të PD-së.

Vetë Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar lëshuar sot mbi rastin në Maliq, shprehej ndër të tjera: "Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...