Berisha: Rama dhe Veliaj detyruan institucionet qendrore të paguajnë për djegësin e Tiranës

Hënë, 28 August 2023 13:49
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë detyruar edhe institucionet kryesore të paguajnë për djegësin e Tiranës.

 

“Edi Rama, në apologjinë e vjedhjes më të madhe të shekullit, e quajti mangësi dhe nevoja, vjedhjen në 6 vite në djegësin e Tiranës, të 130 milionë eurove. 128 milionë prej të cilave duhet të shpenzoheshin për ndërtimin e plotë të djegësit të Tiranës. Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë euro dhe gjurmët e djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë.

 
Dua të informoj se nga data 4 prill e vitit 2018 deri në vitin 2023, djegësi Veliaj ka marrë nga 16 institicione, 224 pagesa në një total prej 65.9 miliardë lekë apo 65.9 milionë euro.
 
Por djegësi Veliaj, për të cilin nuk ekzistojnë gjurmë mbi tokë, përveç 65.9 milionë eurove, me një vendim antiligjor të Erion Veliajt, ka marrë edhe 65 milionë euro të tjera nga kompanitë private, që janë detyruar me tre polici, që çdo kuintal dhe apo inerte ta depozitojnë në minierën e floririt të Ramës dhe Veliajt.
 
 
Përveç bashkive të qarkut, për kompaninë Rama-Veliaj kanë paguar edhe Ministria e Kulturës, Gjykata e Lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e POlicisë së Shtetit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qendra e Formimit Profesional, INUK dhe Mirlinda e AKSHI-t apo Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Spitali Distrofik, etj.

Në çdo rast, ftoj çdo qytetar shqiptar të shtojë pyetjen: kush mund t’i vinte 10 institucione qendrore në flakët e djegësit të Erion Veliajt, përveç Edi Ramës?

Ndaj në këto kushte, mbetet vetëm fjala e qytetarëve shqiptarë.

Duhet doemos që ata të ngrihen në mbrojtje të pasurive të tyre publike, të ngrihen kundër kupolës së mafies së rrezikshme të plehrave, të kryesuar nga Edi Rama,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...