“Asnjë njeri nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se SKAP-i i partisë është jashtë çdo lloj mundësie që të kafshojë krerët e partisë të zhytur deri në vesh në aferën e djegësave.
Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun që tregojnë se pasi kanë vjedhur 200 milionë me djegësat, detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe Edi Rama e dogji në mënyrë antiligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë.
U bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, ligj, moral dhe nuk ndalet para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre,” tha Berisha.