Albin Kurti 'kryqëzon' Brnabiç në samitin e Bled-it, Rama ul kokën

Hënë, 28 August 2023 21:06
Ka qenë një përballje e fortë gjatë ditës së sotme në ‘Samitin e Bled’ në Slloveni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Brnabiq.

 

Kjo e fundit e quajti Kosovën pjesë të Serbisë, ndërsa përgjigja e Kurtit nuk ka vonuar dhe ka marrë edhe mbështetjen e të pranishmëve. Në këtë përballje mes Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama ishte ai që uli kokën në kohën kur Albin Kurti po i përgjigjej kryeministres serbe. 

'Mbështetja në Kosovë për BE-në është 95%, në Serbi është 35%. Ne kemi vendosur sanksione kundër Federatës Ruse. Serbia as që po e mendon një gjë të tillë’.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se ‘nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë’.
 
 

Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj’, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...