Berisha: Një i pacipë dhe i pakripë. Për shqiptarët është turp që përfaqësohen nga Rama

Hënë, 28 August 2023 22:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në Samitin e Bledit, në Slloveni.


Rama deklaroi se: ‘Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin’.

Berisha shkruan në Facebook, se për shqiptarët është turp që përfaqësohen nga Rama
 
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
 
 
Një hokatar i pacipë dhe i pa krip!
 

Të dashur miq, në pozitën e një hokatari të pacipë dhe te pakripë Edi Rama për të shprehur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroj në Slloveni në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin’.

Kjo është një deklaratë e pacipë e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindra mijëra bijve dhe bijave të tyre për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptaret të largohen nga Shqipëria më shumë se sa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.

Për shqiptarët është turp që përfaqësohen nga Edi Rama! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...