Manastirliu fshin postimin për sterilizimin/ Zhduk pjesën e SPAK-ut

E mërkurë, 30 August 2023 12:41
Hetimi për koncesionin e sterilizimit me sa duket ka futur në panik Ministrinë e Shëndetësisë. Një ditë më parë, gjatë vizitës në pavionin e sterilizimit të spitalit 'Shefqet Ndroqi' së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një postim në Facebook me dy paragrafe.

 

Në paragrafin e parë shefja e shëndetësisë vinte në dukje arritjet që ka sjellë koncesioni i sterilizimit në uljen e infeksioneve postoperatore dhe ditëqëndrimeve në spital. Por pjesa më interesante ishte paragrafi i dytë i postimit. Në të ministrja e Shëndetësisë distancohej nga afera e sterilizimit dhe ata që kishin abuzuar, një qëndrim në linjë me atë të shefit të saj Edi Rama.  

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët,” shkruante Manastirliu.
 
Por vetëm 90 minuta më pas, ministrja e ndryshoi postimin e saj duke e fshirë të gjithë paragrafin e dytë për hetimin e SPAK.
 
 

Çfarë e detyroi ministren e Shëndetësisë të fshinte postimin?

Mos ndoshta urdhri i vartësit të saj Manohasa, që ndaloi përdorimin e paketimeve të thjeshta me avull duke rritur faturën e koncesionit të paktën më 7 milionë euro?

 Apo lejimi i kompanisë koncesionare t’i ngarkojë miliona euro fatura energjie dhe uji padrejtësisht shtetit.   

Afera e sterilizimit nuk qëndron thjesht tek dhënia e shërbimit me koncesion dhe nënshkrimi i kontratës. Abuzimet më të mëdha financiare të kësaj kontrate lidhen me zbatimin e saj, ku ministria e Shëndetësisë ka toleruar kompaninë të fitojë padrejtësisht në kurriz të buxhetit publik.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...