Manjani: Mirë që dështuan me sistemin kadastral, po shajnë dhe mallkojnë si rrugaçë!

E mërkurë, 30 August 2023 12:44
 
 
 

Kanë të gjithë populistë, kemi dhe ne...

Nga Ylli Manjani.

Nuk e imagjinoj dot Rishi Sunak në Anglinë e të cilit u kolaps sistemi elektronik i kontrollit ajror, të dalë publikisht të shajë njerëzit që presin nëpër aeroporte si "buburreca dhe minj të korrupsionit". Nuk ka asnjë shans të ndodhë.
 
Rishi madje, megjithëse futet tek liderët populistë që s'le hapësirë mediash pa përdorur, as i shkon mendja fare të reagojë. Përkundrazi reaguan autoritete shumë njerëzisht, duke kërkuar ndjesë me përulësi dhe duke dhënë informacion se çdo ndodhë në vijim.
 
 
I Dalldisuri dhe Dallëndyshja e tij këtu, jo vetëm që s'kërkojnë falje për shërbimin kadastral që nuk janë gati të ofrojnë online, po shajnë e mallkojnë ata që kanë nevojë ta marrin këtë shërbim.

 

Askush nuk shpjegon se ç'do ndodhë e kur do të rivendoset normaliteti në shërbim, si do të zgjidhen emergjencat, si do përballohet fluksi në rritje. Por mohojnë në kor që ka probleme dhe fajësojnë e mallkojnë përdoruesit e sistemit.

Meqë ra fjala, sistemi i pretenduar online i kadastrës është larg, shumë larg modeleve funksionale në Europë.

Ideja është shumë e mirë, sepse synohet që gjithkush të shkarkojë infon e freskët mbi pronën e tij siç shkarkohet një çertifikatë e gjendjes civile. Por kjo ide është larg në mënyrën se si kanë zgjedhur ta zbatojnë.

Mjafton të konstatosh që aplikimin tënd për një pronë në Sarandë duhet ta miratojë një nëpunës në Shkodër dhe del qartë niveli i budallallëkut. E lemë mënjanë shkeljen e ligjit.

Mirë që dështojnë, por nuk kërkojnë as ndjesë. Përkundrazi, mallkojnë e shajnë si rrugaçë ordinerë.

Ja pra që edhe populistët nuk sillen dot njësoj, sepse ndryshojnë popujt. Na ka rënë për hise populisti që shan e mallkon popullin dhe i rritet popullariteti.

Modifikuar më E mërkurë, 30 August 2023 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...