Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së se “kanë hetuar 3 vite me kontratë falso dhe vetëm pasi i denoncuam ne këtu, dolën e thanë se e kemi gjetur kontratën! Po pse?! Sepse Ministria e Shëndetësisë e zhduku kontratën.
Thyerjen e dyerve të zyrave në Ministrinë e Shëndetësisë më 15 maj dhe zjarrin që e pasoi disa orë me vonë, e zbardhi Bardh Spahia i departamentit të Shëndetësisë në PD, gati një muaj më pas, pasi skandali u fsheh me kërcënime. Spahia e quajti “Banditizëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpërthehen zyrat në katin e zyës së tenderave”.
Deklaratën e Spahisë mund ta ndiqni më poshtë.