Berisha: Nëse McGonigal pranon fajin për dosjen shqiptare, Rama është automatikisht fajtor!

Premte, 01 September 2023 16:09
Kryetari i PD, Sali Berisha, foli edhe aferën "Rama - McGonigal" në mbledhjen e sotme me Grupin parlamentar të PD.


"Afera McGonigal është shpata e Demokleut mbi qafën e një krimineli, - tha Berisha. -  McGonigal e pranoi fajin për Deripaskën, thuhet se do të pranojë fajin edhe për Shqipërinë, ç’ka automatikisht e fajëson Edi Ramën, e shpall fajtor Edi Ramën. Ky është kryeministri, ky është krim-kryeministri, turp-kryeministri. 

McGonigal do të ketë gjyqin së shpejti, por ne do të bëjmë gjithçka që zëri ynë të dëgjohet në institucionet e SHBA-së. Sepse McGonigal me Edi Ramën ndërmorrën veprime, megakorruptive në Shqipëri. U hoqën licenca nafte dhe u dhanë licenca nafte dhe për pasojë Shqipëria gjobitet deri në 300 mlon euro. 
 
U sulmua opozita, u manipuluan dosje, të gjitha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, McGonigal me Edi Ramën. "Skapi" i partisë thotë se ajo është një çështje e shkuar. Jo, ne do të dorëzojmë në drejtësi dosjen Rama-McGonigal! Ne do të bëjmë çdo gjë për të krijuar komisionin.
 
Nuk jemi ne që kemi shpikur çështjen McGonigal është Edi Rama, një njeri që nuk respekton asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë standard, që rekruton kryezbuluesin e SHBA sikur të ishte kryezbuluesi i Putin e jo i vendit partner kryesor." 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...