'Këto skandale, këto ndryshime të qeverisë janë ngritur nga opozita, që i ka mundësitë të garantojë ndryshimin'

E mërkurë, 06 September 2023 14:23
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, deklaroi sot se opozita i ka të gjitha mundësitë të jetë e suksesshme në misionin e saj dhe të sjellë ndryshimin, duke sjellë në vëmendje se skandalet që po bëhen publike për këtë qeveri, hetimet, ndryshimet që bëhen në qeverisje, janë fryt i denoncimeve të pareshtura të opozitës.

 

“Edhe rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian tregoi qartë se parlamenti nuk funksionon më si një forum demokrat dhe llogaridhënës, - tha Meta për gazetarët. - Por mos harroni se gjithë këto skandale, gjithë këto ndryshime qeveris, këto probleme janë ngritur nga opozita dhe ajo, duke i bashkuar forcat e saj, absolutisht që ika të gjitha mundësitë që të jetë e suksesshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të fortë.

 
Pyetje: Ju ishit në një aktivitet sot ku u publikuar” libri i zi” për krimet elektorale të 14 majit. Sipas jush, opozita duhet të mbajë vëmendjen dhe fokusin e saj vetëm me denoncimin e këtyre krimeve zgjedhore por dhe të gjekë edhe tej vetja përgjegjësi?
 
Ilir Meta:  Padyshim që opozita i ka pasur dhe i ka të gjitha mundësitë që të jetë më e unifikuar, më e bashkuar, të jetë më e organizuar, por në fund të fundit nuk besoj se ka mbetur shqiptar që nuk e di se këtu i gjithë shteti është organizuar që në katër vjet të punojë vetëm për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve ditën e votimeve.
 
 

Të gjithë shqiptarët e dinë që secili prej tyre e ka një patronazhist dhe të gjithë e ndiejnë presionin, intimidimin, kontrollin e jetës së tyre private, ekonomike, shoqërore dhe absolutisht pavarësisht nga të gjitha problemet që opozita ka dhe duhet të reflektojë, një pjesë e madhe e cila përsëri është si rezultat i metodave diversive, subversive që përdor regjimi i cili përdor shtetin edhe kundër opozitës, edhe për diversione brenda saj. Padyshim në të gjitha rastet asgjë nuk mund të errësojë faktin se kemi të bëjmë me një kriminalizim kapital të shtetit dhe dihet se ku është kreu.

Pyetje: Çfarë pritshmërish keni për Kukësin duke përmendur edhe këto metoda që ju sapo i thatë?

Ilir Meta: Urojmë më të mirën dhe shpresojmë që qytetarët e Kukësit të japin një mesazh të qartë të dinjitetit dhe të reflektimit për ndryshim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...