Berisha: Pëllumb Gjoka po emëronte edhe kryetarin e skapit të partisë! Krimi u shndërrua në votë

E mërkurë, 06 September 2023 14:31
Kryedemokrati Sali Berisha iu referua dosjes kriminale ‘Metamorfoza’, që sipas tij  tregojn se strategjia e Edi Ramës hëngshin kokën e njëri tjetrit është bërë strategji i shtetit.

 

Sipas Berishës, Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës dhe për më tepër ishte duke vendosur edhe kryetarin e SPAK, prokurorin Edvin Kondili të cilin e ka korruptuar me paratë e kazinove të tij.

Berisha: Do t’u jap një sugjerim, lexoni me qetësi dhe reflektim transkriptimet e dosjes Metamorfoza që botojnë mediat, mos i humbisni.
 
Çfarë tregojnë? Ato tregojnë se strategjia e Edi Ramës hëngshin kokën e njëri tjetrit është bërë strategji i shtetit. Nuk ka më kufi mes vrasësit me pagesë, dorasit, hjeksit dhe shtetit.
 
Do u jap vetëm një fragment, Pëllumb Gjoka i thotë Behar Bajrit, pyete atë drejtorin pse ma arrestoi mua djalin e xhaxhait i thotë, kush e nxiti? Pyete të na thotë kush e nxiti. Behari i përgjigjet po po do ta pyes dhe do ta fus në borxh rëndë. Pra do ti japë 1 milionë se çfarë është tjetër borxh i rëndë.

 

Por nqs kthehemi te direktiva e atij që është krim-ministër, kokat hëngshin me njëri tjetrin, nëndrejtori i Policisë Shkodër nuk po bën asgjë tjetër vetëm po zbaton direktivën kryeministrore po krijon mundësi që ata të vrasin njëri tjetrin.

Po ata janë me lista dhe në atë listë që do lexoni një pjesë nuk është më. Po kush ishte Pëllumb Gjoka? Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës.

Po u them edhe një gjë tjetër. Pëllumb Gjoka po emëronte kryetarin e SKAP-it sepse Kondili që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër, bashkë me një tjetër shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale.

Për xhevahirin dihet se ai i çoi në Shkodër për ti liruar dhe mori 1 milionë euro por sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.

Për Kondilin të cilit badiguardi i Pëllumb Gjokës sipas disa akuzave i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro do na dilte nga Edi Rama edhe kryetar i SKAP-it.

Ndaj them se kjo shoqëri vegjeton, jeton mbi krimin flen mbi krimin zgjohet mbi krimin. Po përse të gjitha këto? Të gjitha këto kanë një raport në themel dhe ky raport është se krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Bajrët, Pëllumb Gjoka, banda e Durrësit, banda e Elbasanit, banda e Laçit kudo që ishin në të katërta anët nga Dubai erdhën për të shndërruar fuqinë e tyre në vota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...