‘Kampion për emigracionin’/ Meta: Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës

Hënë, 11 September 2023 22:06
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, të cilat do të ripërsëriten pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Gjici.

 

Teksa ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata, Meta ka deklaruar se Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për drejtues të përkushtuar.

Meta theksoi se ky qytet është kthyer në kampion të emigracionit dhe se prodhuesit dhe eksportuesit po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë.
 
‘Me votën e tyre qytetarët e Kukësit kanë mundësi të dënojnë 14 majin e tjetërsimit të votës’, u shpreh Meta.
 
Meta: Të vjen keq që ‘Rruga e Kombit’ pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet Bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.
 

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit.

Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës. Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...