McGonigal kërkon më shumë kohë për marrëveshjen/ ‘Washington Times’: Fshehu takimin sekret me Ramën

Hënë, 11 September 2023 22:09
Ish-agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal, kërkon më shumë kohë për të arritur një marrëveshje në lidhje me atë që njihet si dosja shqiptare e tij.
 

Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane ‘Washington Times’.

“Ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, i cili dikur ishte pjesë e hetimit për të ashtuquajturën marrëveshje Trump-Rusi, i ka kërkuar një gjykate federale në Uashington për më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë,” shkruan gazeta.
 
Sipas saj, ish-kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, paraqiti një kërkesë gjatë fundjavës duke hequr dorë nga e drejta e tij për një gjyq të shpejtë ‘për t’u thënë palëve kohë shtesë për të negociuar një zgjidhje të mundshme të këtij rasti’, përpara seancës gjyqësore të 21 shtatorit.
 
Prokurorët nuk e kundërshtuan kërkesën e depozituar nga avokatët e McGonigal në gjykatë.
 

“Aktakuza me nëntë pika e akuzon McGonigal për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve. Ai thuhet se ka bërë deklarata të rreme për të fshehur një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-anëtar i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë dhe kreu një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ishte ende në punë në FBI,” shkruan gazeta.

“Ai është i detyruar ligjërisht që të raportojë në byro për kontaktet me zyrtarë të huaj. Në vend të kësaj ai fshehu lidhjet e tij dhe ndoqi marrëveshjet fitimprurëse të biznesit, që bien ndesh me punën e tij,” thanë prokurorët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...