Berisha: Ky regjim ka shkelmuar liritë tona, ne aktualisht jetojmë në një pushtim

Hënë, 11 September 2023 22:12
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka theksuar se regjimi i Edi Ramës ka shkelmuar liritë tona.
 

Në prezantimin e kandidatit të Bashkisë Kukës, Emri Vata, Berisha theksoi se ne aktualisht jetojmë në një pushtim.

Berisha: Thelbi i të gjithave është liria. Ky regjim ka shkelmuar liritë tona. Provoni e shkoni në gjykatë, nuk gjykoheni fare se nuk ka gjykatës. Shkoni e kërkoni ndihmë në polici, kujdes se polici është mik i banditit dhe vrasësit. Po çfarë niveli. Ndoshta ndonjë prej jush e ka njohur Xhevahirin që ka qenë prokuror në Shkodër. Xhevahiri nxirrte nga burgu Bajrin. Jo nuk ishte më i keqi, më i keqi ishte Xhevahiri i skapit që e çoi dosjen në Shkodër. Por çfarë ishte Xhevahiri i skapit, cili ishte Xhevahiri i skapit. Ai ishte kandidati i parë i Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës për tu bërë numri një i skapit. Do të dëgjoni dhe prap të tjera.
 
Pra të gjitha këto çfarë janë? Të gjitha këto faktojnë se ne jetojmë në një pushtim dhe gjithë problemi qëndron se jetojmë në një pushtim. Se gjithë problemi qëndron tek liritë. A do të ngrihemi ne. A do të ngrihemi ne në lartësinë e idealeve tona të lirisë. A do të vendosim ne të qëndrojmë për idealet e lirisë? Kjo do të përcaktojë gjithçka.
 
Nëse ne hedhim një regjim që sillet si pushtues ndaj nesh në betejën tonë për liri, Shqipëria prap do të bëhet atdhe, shqiptarët prap do të qëndrojnë në Shqipëri.
 

Nuk ka vend me pasuri përrallore, ju i njihni më mirë se unë bjeshkët e Sharrit, gjithë masivi gjer në Korab. Më thoni mua. Çfarë investimi ka në to, absolutisht janë më të bukur se shumë male të tjera. Një ligj që bëmë për të hequr 8 vite taksën e atyre që investojnë në male  dhe nuk thamë as në bjeshkët e Kukësit apo Tropojës, por nga Çajupi në Valbonë, akti i parë e anuloi. Po pse e anuloi. Trafikantët, miqtë e tij nuk merrnin mundimin të investonin në male, donin brigjet dhe vuri ligjin për të përjashtuar 20 vite nga taksat, trafikantin që merr 5 mln euro me drogë që nuk e ka për asgjë fare, kurse malet mahnitëse përrallore të këtij masivi, të Alpeve dhe kudo, mbetën në plogështinë e zhvillimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...