Qosja: Pagesa për inceneratorin detyrim që e ka vendos qeveria, Bashkia Kavajë do të rishikojë kontratën

Hënë, 18 September 2023 20:19
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i zënë ngushtë nga pyetjet e këshilltarëve të opozitës për inceneratorin, publikoi në mbledhjen e të premtes të Këshillit Bashkiak, faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës.
 

Fisnik Qosja, kryetar i bashkisë Kavajë, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, ju përgjigj Veliajt.

Qosja u shpreh se pagesa ishte një detyrim kontraktor i padiskutueshëm, pasi është vetë ligji i bërë nga qeveria, që e imponon këtë miratim.
 
Gjithashtu kryetari i bashkisë Kavajë, teksa tha se nuk pendohet për këtë pagesë, shtoi se ai ndjente një detyrim moral të kujdesej për pastrimin e qytetit në pikun e sezonit turistik.
 
 

E kisha të nevojshme që të sqaroj qytetarët e Kavajës për këtë çështje, jo për të bërë replikë me Erion Veliajn, sepse replika me Erion Veliajn dhe betejën  me të e kemi fituar me 14 maj.

Këtij i ka ngelur ora prapë 'Kavaja-Kavaja-Kavaja' , kështu që e ka marrë përgjigjen dhe do ta marrë kur të dojë dhe si të dojë, në lidhje me çështjen në fjalë.

Së pari, unë jam kryetari i Bashkisë Kavajë dhe kam detyrim t'ju përgjigjem qytetarëve të Kavajës për pastrimin e qytetit, sepse e kam marrë detyrën më 14 qershor në pikun e sezonit turistik, pra një atmosferë e pakëndshme në bashkinë e Kavajës, ku asgjë nuk funksiononte dhe ku nuk kemi gjetur as stilolaps dhe as letër.

Kur unë isha i detyrurar të pastroja qytetin dhe të pastroja bregun e detit, ku kemi pasur mijëra turistë që kanë vizituar Kavajën këto kohë, kështu që detyra ime është që unë të marr masa dhe në bazë të rregullave që janë vendosur nga paraardhësit e mi, të vazhdoja rrugën dhe të bëja pagesën për inceneratorin dhe jo, nuk jam penduar fare që e kam bërë pagesën sepse i kam bërë nder Kavajës për ta pastruar.

Por kontrata e inceneratorit është aferë korruptive dhe kjo nuk ka diskutim, këtë e dinë të gjithë dhe jo vetëm unë si kryetar I bashkisë, këtë e thonë ekspertët dhe gjithë njerëzit. Pra, ka dalë në dritë e vërteta.

Por, duke qenë i kushtëzuar dhe duke qenë se mandati sa ka filluar, unë isha i detyruar të paguaja pagesën për inceneratorin sepse kam detyrim dhe ndaj qytetarëve dhe ndaj bizneseve.

Çështja e inceneratorit, presionin e ka në maksimum pasi i tillë është vetë ligji që është bërë nga qeveria që të detyron që ti të shkosh të paguash faturën, një detyrim kontraktor i padiskutueshëm!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...