Petrit Vasili: Shqipëria po zhbëhet, Qeveria bën pazar edhe me bonusin e bebeve!

Tuesday, 19 September 2023 11:21
Shqipëria po mpaket dhe po rrudhet frikshëm edhe më shumë se edhe shtetet më të "mplakura".
 
Fakti trondites i rritjes negative, pra kur vdekjet dominojnë lindjet ka ndodhur me Shqipërinë.
 
Çdo Qeverisje minimalisht e përgjegjshme dhe patriote do të ndërmerrte masa dhe financime shumë energjitike dhe shumë të shpejta për të ndalur shembjen dhe zhbërjen demografike, e cila është realisht zhbërja e Shqipërisë.
 
Por në të kundërt të gjithë kësaj shihni se ç'bën Rama dhe Qeveria antikombetare e tij :
 

-Rama dhe qeveria heqin bonusin e bebeve për fëmijët e lindur jashtë vendit.

-Por bonusi i bebeve që lindin brenda vendit mbetet i pandryshuar.

-Perse nuk rrisin bonusin e bebeve në Shqipëri me lekët e fituara nga heqja e bonusit të bebeve të lindura jështë vendit?

-Ku do ti shpërdorojnë e grabisin keto miliona euro?

Lindjet bien pa u ndalur.

Shpopullimi vazhdon pa u ndalur.

Shqipëria po zhbëhet pa u ndalur.

Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim të vetëm për të ndihmuar familjet e reja e për të stimuluar e mundësuar rritjen e lindshmërisë, por vetëm vret mendjen si e si të grabisë çdo euro.

Po pse këta rilindasit me Ramën në krye e urrejnë kaq shumë Shqiperinë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...