Veliaj rrit çmimin e ujit/ Meta: E vetmja gjë që nuk ndalet janë pagesat e inceneratorëve

Tuesday, 10 October 2023 13:36
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për rritjen e çmimit të ujit në Bashkinë e Tiranës, ndërsa denoncon se shumë zona në kryeqytet sipas tij janë pa ujë.
 

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se “e vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve”.

 
 

POSTIMI I PLOTË

Vetëm në Bashkinë e Tiranës, në këto ditë kemi nisur disa kërkesa dhe disa procedura shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me transparencën përsa i takon ujit të pijshëm, ku është rritur çmimi mbi 40%, ndërkohë që zona të tëra të Tiranës janë pa ujë;
 
Me pamundësinë e shumë familjeve për t’i çuar fëmijët për t’i regjistruar në kopshtet dhe çerdhet publike, sepse nuk ka kopshte dhe çerdhe, sepse lekët e tyre, pra lekët për arsimin shkojnë tek inceneratorët, siç vazhdojnë dhe këtu në Elbasan pagesat për inceneratorët.
 

E vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...