Berisha: Përjashtim absurd i deputetëve, qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës

Tuesday, 10 October 2023 17:06
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat në të cilën tregoi se çfarë diskutuan në të.

 

Kreu i PD-së akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij armiqësor ndaj opozitës, përpjekjet më të fundit që po bën për të dëmtuar Grupin Parlamentar të PD duke përdorur tashmë edhe "automatin" e tij, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën, përveç ish-kryetarit të njohur tashmë me nofkën Lulzim "Brava"

"Absurde, e pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, përjashtimi i disa deputetëve nga Edi Rama, - tha Berisha, -  sepse ua kam thënë dhe ua them prapë, aty është "Linda e parlamentit", është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama, pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake. Direkt përjashtimi tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës."
 

Pyetje: Z. Berisha, për shkak të bashkëpunimit me ju, një ditë më parë, Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga anëtarësia e PD. Keni një koment?

 

Berisha: Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veçse lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri. 

Pyetje: Dje Ilir Meta ka deklaruar se do ta vijojë betejën politike, me apo pa ju. Ka një krisje? 

Sali Berisha: Asnjë krisje, ajo është një ftesë. Ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën e tij politike dhe e përshëndes. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...