‘Rama është miqësuar me Xhafën se kërkon të shpëtojë menderen kur të lërë detyrën! I ka ardhur fundi'

E mërkurë, 08 November 2023 18:13

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Edi Rama si iniciatorin e sulmit dhe të goditjes së opozitës. Në konferencën për shtyp sot, ndër të tjera Berisha theksoi:

"Se cili është interesi i Edi Ramës, të mendosh se Edi Rama qenka i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike, është një vetëmashtrim. Edi Rama e pa se opozita, kokën e të cilës e korruptoi, e pa se doli jashtë çdo kontrolli.

E pa se lindi shpresa, u bashkua dhe ky bashkim lindi shpresën. E pa se jo vetëm me deklarata, por me një vëllim 600 faqesh, kjo opozitë u faktoi shqiptarëve dhe botës se ai ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk i ka fituar. E pa se me këtë opozitë nuk fiton më zgjedhjet, se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin atë.  Pra, është një tmerr dhe ferr.

Po të jap një të dhënë tjetër. Pikërisht se e ka lepurin e tmerrshëm në bark, ka bërë miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me të sepse kërkon të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës. Dhe ligje të tjera. Në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lërë detyrën.

 
 

Prandaj ata që lëshojnë këtë pyetje, bëhen avokatë. Disa pa dashje, disa të mjerë, të Edi Ramës.

Po si mundet një njeri që të mohojë të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës?!

Sot, Komisioni Europian ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Si mund të mohosh inicativën ligjvënëse të deputetëve të opozitës?

Ku ka ndodhur në botë, që të mbyllësh dyert e ndërtesës administrative të parlamentit ku është mbledhja e grupit?

Si mundet të adaptohen këto qëndrime nga ky njeri që nuk ka frikë?

Po ky ka tmerr, e ka kapë tmerrin se ka lindur shpresa.

Ky e di në mënyrë absolute se do largohet nga pushteti. Prandaj shkon dhe firmos marrëveshje të tilla.

Prandaj dhe është i aftë për çdo gjë. Mban Belerin në burg politik, thotë po nënshkruaj me Italinë një marrëveshje që të kem një mbështetje, po i ka ardhur fundi.

Lexoni çfarë ka thënë para dy vitesh për këtë marrëveshje, që kurrë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë.

Por tani që po përballet me opozitën e vërtetë, nuk e di nga t’ia mbajë. Kjo është e vërteta.

Unë në betejë jam. Beteja nuk është e re për mua!"

Modifikuar më E mërkurë, 08 November 2023 18:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...