Manjani: Irena Gjoka ka hapur një precedent të rrezikshëm dhe antikushtetues! Ka mangësi serioze në mendimin juridik

E mërkurë, 08 November 2023 18:15

Nga Ylli Manjani

Gjyqtarja Irena Gjoka, ka shkruar në vendimin e saj për masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, ndër të tjera se "... nuk kishte arsye të kërkohej autorizim nga Kuvendi sepse personit nën hetim nuk i është hequr liria..". 

 

Uau!

Me keqardhje të thellë konstatoj mangësi serioze të mënyrës juridike të menduarit të gjykatës.

 
 

1. Sot, kur Republika Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare e Këshillit të Europës, OKB, OSBE e NATO; gjithashtu vend kandidat për në BE, nuk jeton më me konceptin bolshevik të "heqjes së lirisë".

Liria/liritë lind me personin dhe shuhet me vdekjen e tij.

Pra nuk ka gjykatë që heq liri!!! Edhe dënimi me vdekje u hoq nga Kodi penal.

2. Nuk ka një liri, por disa liri. Ka liri politike, liri ekonomike, liri sociale, liri për të gëzuar të drejtat, liri për të lëvizur.

Gjykata duhet të thotë cilën prej lirive do të kufizojë dhe jo të marrë rolin e zotit që heq fare lirinë!!! Edhe sikur të pretendojë se e heq lirinë, cilën liri ka hequr?!

Çdo me thënë kjo?!

3. Në sistemin demokratik, liritë nuk hiqen, por  kufizohen. Kufizimi bëhet vetëm me një proces të rregullt, në funksion të një interesi madhor publik dhe në përpjesëtim me nevojën që ka shteti demokratik.

Në rastin e deputetit, kufizimi i lirive të tij/saj procesi i rregullt fillon me një autorizim nga Parlamenti.

4. Ndalimi i lëvizjes jashtë shteti është kufizim i njërës prej lirive të garantuara në Kushtetutë.

Pra, kemi kufizim lirie dhe, nga ky këndvështrim njësoj është efekti si i ndalimit për të dalë jashtë shteti ashtu edhe i masës së arrestit.

Në të dy rastet kufizohet liria për të lëvizur. Nuk është aplikuar arresti në rastin e Berishës se është burrë i vjetër dhe ligji nuk e lejon, por jo se nuk i është kufizuar liria kushtetuese për të lëvizur.

Për këtë kufizim, pa asnjë dyshim, procesi duhej filluar me një autorizim të Kuvendit. E shkruan Kushtetuta dhe Kodi i procedurës këtë gjë, nuk e themi ne se na pëlqen ta themi.

Jam vërtetë i keqardhur për këtë qëndrim jo racional, jo kushtetues, jo demokratik dhe precedent të rrezikshëm që ka çelë gjykata, përtej personit Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...