Berisha- Taulant Ballës: Je i akuzuar për vrasje, mercenarët që ke sjellë në SKAP, kanë zhdukur provat

E Enjte, 09 November 2023 12:37

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e akuzoi kreun e ministrisë së Brendshme, Taulant Balla se se ka vrarë njerëz.

"Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. 

 

Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali.

Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.

 
 

Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.

Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.

Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.

Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.

Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!

Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it.

Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in.

Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet," tha Berisha.

Login to post comments