Pak ditë pasi Garda e Republikës bllokoi në mënyrë të paligjshme deputetët e opozitës të shkojnë në zyrat e tyre, shënohet një tjetër skandal.
Në seancën e sotme plenare, gardistët kanë bllokuar edhe gazetarët që të kryejnë punën.
Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.
Gazetarët thonë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Ndërsa deputetët kanë mbërritur në Kuvend më herët se në seancat e tjera.