Bardhi: Rama - Basha do dështojnë të bëjnë 84 vota për Ligjin për GJK. Basha do votojë, por 3-4 deputetë të tij është e sigurtë që nuk votojnë

Premte, 10 November 2023 17:03

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar lëvizjet e opozitës ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

Bardhi është shprehur se një pjesë e grupit të Bashës të cilët janë aty për bindjet e tyre nuk do të votojnë ndryshime kushtetuese pasi i japin fuqi Ramës dhe dobësojnë opozitën. 

"Disa prej deputeteve kanë hequr dorë nga misioni i tyre si opozitar dhe një pjesë tjetër e kolegëve që nuk na janë bashkuar ne por janë pjesë e grupit të Bashës janë opozitare. Ata besojnë një gjë të ndryshme nga unë dhe prandaj janë pjesë e atij grupimi por jam i bindur që në të ardhmen do të na bashkohen.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese do të votohet nga Basha, por të garantoj që të paktën tre ose katër koleg që janë pjesë e atij grupimi nuk do të votojnë ndryshime, pasi sipas tyre ata theksojnë që kjo është kapja  de-fakto e Gjykatës Kushtetuese.

 
 

Kjo tregon që fakti është nxjerrë nga axhenda e ndryshimit të ligjit të Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos arritjes së 84 votave nga Rama-Balla-Basha. Këta kolegë kur konstatojnë që një veprim i caktuar i Bashës dëmtohet opozita dhe fuqizohet Rama kam bindjen se ata nuk bëhen palë dhe votojnë ata që dëshiron Basha-Rama."

Login to post comments