Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për marrëveshjen Rama-Meloni, që në Shqipëri të ngrihet një kamp refugjatësh.
Bushati tha se dyshon që kjo marrëveshje niuk do të zbatohet, pasi ka gjasa të rrëzohet në gjykatat italiane, duke qenë se shkel të drejtat e refugjatëve, ligjin dhe konventat ndërkombëtare. Megjithatë, ai shpjegoi disa nga rreziqet që i kanosen Shqipërisë, nëse marrëveshja do të zbatohet.
"Besoj se kjo marrëveshje Rama-Meloni nuk do të bëhet.
Italia edhe në rastin më të keq që ka zgjedhur nëj post fashiste për kryeministre, është vend demokratik ku funksionojnë gjykatat. Do të prishet në Itali mendoj. Por ne kemi kryeministër Ramën dhe ta marrim sikur kjo do të realizohet.
Kush janë dy risqet më të mëdha për shqiptarët? I vetmi shpërbim që i jepej Shqipërisë, ishte që Italia do ta suportonte në rrugën drejt BE-së. A është e vërtetë kjo ? Dyshoj se jo. Atyre brenda 28 ditëve nuk do t’ju akordohet azili. Do të dalin nga kampi dhe do të detyrohen të marrin një nga dy rrugët për në BE. Një marrëveshje e tillë, që të vijnë 36 mijë emigrant, do ta shndërrojë Shqipërinë në minë me sahat për BE-në. Mund ta na prishë shumë më tepër punë në synimin tonë për të përparuar drejt BE.
Rreziku i dytë, po të ndjekësh kronologjinë e kampeve, ata janë njerëz të dëshpëruar se vënë kokën në rrezik. Midis tyre ka edhe element kriminalë. Në çdo vend ku kanë shkuar ata kanë krijuar probleme. Cila është pasoja që mund të ketë Shqipëria?
Ne si vend i varfër, nuk kemi patur shumë të ndezura poltikat raciste dhe ksenofobe që po ndajnë sot Europën. Duke futur këtë minë me sahat dhe duke u bërë ata si vatër trazirash, po i hapim rrugën polarizimit të shoqërisë, në pro dhe anti emigrantë, në njërez pritës dhe në ksenofobë.
Kjo po bëhet në mënyrë artificiale, vetëm se Rama do të përfitojë diçka. Këto do të ishin rreziqet nëse plani Rama-Meloni do të zbatohej i plotë", tha Bushati.