Humor anglez, batuta e gazetarit investigativ për 'ëmbëlsirat ruse të Bashës'

Premte, 10 November 2023 17:09

Gazetari anglez, Simon Bowers, i ftuar në SYRI TV, u pyet nga gazetarja Armela Ferko për përse është financuar Lulzim Basha nga rusët.

Ai e ilustroi atë me një batutë.

 

“Nuk mund të thosha se tregon të kundërtën. Por është njësoj si të jesh në një restorant, dhe ke tre pjata, ke antipastën, pjatën kryesore dhe ëmbëlsirën. Ti mendosh se do të paguash për dy të parat dhe dikush të thotë se ta ka paguar ëmbëlsirën. 

A ka konflikt këtu? Duket e çuditshme, por ti vetë nuk ke bërë gjë për të kërkuar këtë ëmbëlsirë. Pra, them se është një analogji e tillë e thjeshtë, ndoshta jo e përsosur,” tha ai.

 
 

“Po, do të doja patjetër të dija më shumë. Për zotin Basha nuk dimë diçka më tepër. Ndoshta ai është i interesuar të dijë kush po ia paguan ëmbëlsirat.

Çfarë mund të bëjmë ne për të zbuluar më shumë? Sepse do të ishte me interes që të kishte komunikime më të shumta dhe të shpeshta prej zotit Muzin. A e njeh ai zotin Trofimets, sa fonde ka marrë, si e kupton ai lidhjen mes zotit Trofimets dhe çdokujt tjetër brenda PD. Janë këto pyetje, të cilave do donim tua gjenim përgjigjen. Por deri tani, kaq dimë.

Ne vazhdimisht kontrollojmë këto struktura të ndërlikuara dhe të fshehta, sidomos këto struktura që nuk kanë asnjë qëllim tregtar, përveç fshehjes së një veprimtarie, siç janë pagesat për lobizëm në SHBA. Gjithashtu shikojmë edhe çfarë elementesh të tjera futen në rastet e sanksioneve.

Mund të ketë disa sjellje origjinale dhe tregtare, por në këtë rast nuk duket një sjellje dhe një veprimtari tregtare dhe në këtë rast janë ngritur flamujt e kuq, çka nuk do të thotë se kemi të bëjmë me veprimtari tregtare,” tha gazetari anglez.

Login to post comments