Lulzim Basha ka dalë edhe publikisht, duke u përfshirë në aksionin e mazhorancës për bllokimin dhe përjashtimin e opozitës nga Kuvendi. Sot Kreshnik Çollaku, deputeti i grupit të Lulzim Bashës, jo vetëm i plotësoi kuorumin për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane, por u konfliktua dhe ofendoi deputetët e opozitës, të cilët vijuan me bllokimin e punimeve. Me të njëjtën retorikë si Taulant Balla, pas ofendimeve ndaj kolegëve të tij, Çollaku kërcënoi deputetin Dashnor Sula se do e kallëzojë penalisht
SYRI TV
Jo vetëm mazhoranca, që në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, tenton të vijojë punimet e Kuvendit duke përjashtuar opozitën, por kësaj i janë bashkuar edhe deputetët e Lulzim Bashës.
Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, pasi deputetët e opozitës vendosën të bllokojnë punimet dhe më pas të bojkotojnë mbledhjen, i vetmi që qëndroi ishte deputeti Kreshnik Çollaku, i cili mori përsipër që të zëvendësojë opozitën për llogari të mazhorancës socialiste, e cila që në nisje të mbledhjes kishte vështirësi në plotësimin e kuorumit për të nisur mbledhjen.
Por pas rezistencës së deputetëve të opozitës, dhe vendimit të Etilda Gjonajt për të spostuar mbledhjen online, më i shqetësuari u shfaq deputeti i Lulzim Bashës, i cili u përplas me kolegët e tij të opozitës.
Kjo sjellje e deputetit Kreshnik Çollaku, konfirmon edhe njëherë tentativën e Edi Ramës, për të zëvendësuar opozitën me Lulzim Bashën dhe një grup deputetësh që ndjekin atë, për të realizuar qëllimet e tij për ndryshimet ligjore e vijimin e kapjes së institucioneve kushtetuese.