Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës se është PS ajo që bëri reformën në drejtësi.
Vasili është shprehur se reforma në drejtësi është votuar nga 140 deputetë dho jo nga 65 deputet sa kishte Rama dhe PS në atë kohë
Postimi:
Reforma u be nga 140 Deputete dhe jo nga
65 te Rames, por u kap nga mafia rilindase!
Edi Rama ka dale rrugeve dhe po shpraz genjeshtra pa pushim se gjoja Reformen ne drejtesi e beri ai dhe partia socialiste.
Ai po perpelitet per te bere alibine e kapjes se drejtesise nga ai dhe rilindja per te justifikuar pandeshkueshmerine flagrante te tij per veprat penale qe rendojne mbi te.
TE VERTETAT E REFORMES NE DREJTESI !
1. Reforma ne drejtesi u votua nga 140 deputete.
2. Partia e Edi Rames kishte ne ate kohe vetem 65 deputete.
3. Ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi kerkonin minimumi 94 vota, nderkohe qe partia e Rames kishte vetem 65 deputete.
4.Ne Komisionin e Posaçem Parlamentar te Reformes ne Drejtesi partia socialiste kishte vetem 4 deputete nga 10 anetare gjithsej qe kishte Komisioni.
5.Vota e peste percaktuese ne Komisionin e reformes, e cila coi per votim ne sallen e parlamentit Projektligjin ishte e perfaqesuesit te Levizjes Socialiste per Integrim.
6.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta qe ai që realizoi dialogun dhe uli ne tryeze opoziten, qe bojkotonte Kuvendin dhe e bindi ate te votonte Reformen ne Drejtesi permes zbatimit te Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, qe ishte kerkuar nga opozita dhe ishte refuzuar nga Rama.
7.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai qe uli ne tryeze te gjithe faktoret politike parlamentare si edhe ndekombetaret ne 21 korrik dhe realizoi votimin historik me 140 vota te Reformes ne Drejtesi.
8.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai qe asgjesoi skenarin mafioz te Edi Rames per votimin e Reformes ne Drejtesu permes shitblerjes se votave te deputeteve ne Parlament.
9.Votimi i shtate ligjeve baze qe siguronin zbatimin e reformen kerkonin 84 vota dhe u votuan fale deputeteve te LSI sepse partia e Edi Rames kishte vetem 65 vota.
10.Reforma u kap nga Edi Rama e ndihmuar nga pseudo opozita e Bashes, qe permes bojkotit te qellimshem i la teresisht fushe te lire kapjes totale te drejtesise nga Rama dhe rilindja.
P E R FU N D I M !
Rama genjen e genjen vaxhdimisht per te bere alibine e kapjes se drejtesise dhe mbrojtjes flagrante e ne shkelje te ligjit, qe kjo drejtesi e kapur po i ben Rames.
Rama ka pasur gjithmone objektiv te vetem kapjen e drejtesise per te siguruar pandeshkueshmerine e tij.
Rama kapi drejtesine per tu mbrojtur nga ndeshkimi per aferat qindra milion euro, qe mbajne firmen e tij.
Keto jane te vertetat e medha te njohura boterisht per reformen ne drejtesi kush mbyll syte perpara genjeshtrave mafioze te Edi Rames eshte pjese e tasit te çorbes mafioze te tij.