Thjeshtra e Kryeministrit Edi Rama, vajza e bashkëshortes së tij Linda nga martesa e parë, Rea Xhillari, u denoncua edhe sot nga lideri i opozitës për përfitimet në miliona euro që po korr nga fondet qeveritare nëpërmjet tenderave dhuratë nga ministra.
"Në aferën e inceneratorëve nuk kam për projekte të saj, por në aferë të tjerë, të shumta, - tha Berisha sot ndër të tjera para mdiave. - Dhe të gjitha do paraqiten të gjitha këtu, sepse Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera.
Nuk mund të marrin!
Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të pasurohen duke përdorur fondet publike dhe pasuritë publike. Dhe ajo duhet zbatuar, jo duhet shkelur.
Kurse Thjeshtra e Parë e republikës ka me dhjetëra tendera, të fituar veçanërisht nga kjo Elva Margariti, e cila kështu duket si shumë e heshtur, por ka një dobësi të jashtëzakonshme për thjeshtrën.
E shkatërroi të gjithë sektorin. Ua them unë, e shkatërroi! Ka nga arkitektë dhe këta, që më thonë se e denoncojmë me emër, thuaj emrin tonë se po e denoncojmë, se na shkatërroi. Mirëpo ç’t’i bësh Elvës, ia ka marrë mendjen."